669577282 1419826123279234 8008081350251049575 n 696x928

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka nisur një aksion të gjerë me qëllim goditjen pa kompromis të çdo paligjshmërie dhe forcimin e sigurisë.

Në kuadër të këtij aksioni, më datë 6 prill u ushtrua kontroll në burgun e Durrësit dhe më datë 11 prill në IEVP Rrogozhinë, me angazhimin e Forcave Operacionale dhe strukturave të sigurisë.

Sipas drejtorisë së Burgjeve, kontrollet përfshinë çdo ambient, pa përjashtim.

Si rezultat u zbuluan dhe u sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë  nje aparat celular, mjete të improvizuara prerëse, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë komunikimi.

“Për çdo rast që përbën vepër penale janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore”, njoftoi drejtoria e Burgjeve,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri më dije se aksioni do të vijojë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, teksa shtoi se “mbetet e vendosur për të goditur çdo fenomen të paligjshëm, pa asnjë kompromis”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights