1738259224 donaldtrump

Dy herë rezulrton ta ketë pyetur kulla e kontrollit helikopterin ushtarak: “A e shihni CRJ?”. Dhe në të dy herët, përgjigja ishte pozitive. Por sërish, edhe pse Black Haëk-u ku udhëtonin tre vetë u udhëzua të kalonte prapa avionti të pasagjerëve të mërkurën në 20:48 me orën lokale, ai sërish u përplas me Bombardier Crj-700 të American Airlines që ishte nisur nga Wichita në Kansas e i ishte drektuar aeroportit Reagan në Washington me 64 persona në bord.

Nga aksidenti, përfundimisht nuk ka asnjë të mbijetuar. Kjo është ngjarja më e rëndë e këtij lloji në vend që prej vitit 2001. Shpërthimi u pa në qiellin e kryeqytetit amerikan, avioni u nda në dy pjesë e të dy mjetet ajrore përfunduan në ujrat gjysëm të ngrirë të lumit Potomac.

Me dhjetëra trupa të nxjerrë prej andej dhe procesin e identifikimit që vazhdon, shumë pyesin sesi është e mundur të ndodhte një aksident i tillë në hapësirën ajrore më të kontrolluar dhe më të monitoruar në Amerikë, pesë kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Presidentit Donald Trump,të dy mjetet ajrore ndodheshin ne të njëjtën kuotë dhe helikopteri, që po kryente një fluturim stërvitor, nuk ka devijuar në krahun e duhur.

Trump shtoi po kështu se nuk e dinë ende me saktësi arsyen e tragjedisë, por kanë opinionin e tyre për këtë dhe spekulloi se faji mund të kërkohet tek rregullat e diversitetit, të vendosura nga administratat Biden e Obama, duke shtuar se beson që njerëzit e punësuar në kontrollin e trafikut ajror nuk kishin qenë gjithmonë të kualifikuar, edhe pse nuk ofroi asnjë provë për këtë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit njoftoi se kutitë e zeza, regjistruesi i zërit dhe ai i të dhënave të fluturimit nga aeroplani Bombardier CRJ700 janë gjetur e janë dërguar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights