Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi të hënën në aksin Fier-Vlorë.
Ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që udhëtonte në mjetin kamionçinë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve në spitalin e Vlorës.
Pak pas aksidentit ndërroi jetë edhe drejtuesi i kamionçinës, një 62-vjeçar.
Makina që ky i fundit drejtonte u përplas nga një tjetër mjet që drejtohej nga një vajzë 28-vjeçare, në vendin e quajtur Kripa.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti ku udhëtonin viktimat goditi barrierat anësore të rrugës.
