Aksident lezhe1 767x450

Policia e Lezhës, njofton se në kuadër të hetimeve të një aksidenti të ndodhur mbrëmë, ka arrestuar 33-vjeçarin Tomë Kola.

Kola  është përplasur me një makinë tjetër dhe ka shkaktuar aksidentin. Ai mësohet se po ngiste mjetin në gjendje të dehur.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Ishull Lezhë, ju bëjmë me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Tomë Kola, 33 vjeç. Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. B..

Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights