Aksident me vdekje ne lezhe shengjin 1024x579 1 750x424 1

Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin Lezhë – Shëngjin.

Sipas informacioneve të policisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës dhe 40-vjeçarja Zh. Hysa, bashkëshortja e viktimës tjetër.

Ajo mbeti e plagosur nga aksidenti i një ditë më parë, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë që nga aksidenti tragjik i ditës së djeshme mbeti i vdekur shoferi i automjetit 30-vjeçari P. Zefi.

Gjithashtu u plagos dhe shoferi i kamionit Gj.D, 25 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve.

I riu është arrestuar pas ngjarjes.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes Xhenio, ku një makinë u përplas me një kamion. Sipas autoriteteve shkak i aksidentit u bë shpejtësia dhe lagështia në rrugë

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights