Ambulanca
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 12:00 në aksin rrugor Borsh-Fterrë, me pasojë vdekjen e një punonjësi policie. Janë plagosur edhe dy të tjerë. Ata janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në këtë automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie). Njoftimi i Policisë: Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra. Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes. Një 26 vjeçar, i identifikuar si L.K., ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë, 26-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas unifomave blu aksidenti ka ndodhur në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights