Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në supërstradën Lezhë-Shkodër.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, që janë përplasur.
Mësohet se një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje.
Aksidenti ndodhi në afërsi te kryqëzimit te Gjadrit dhe e lënduara u dërgua për ndihme mjekësore ne urgjencën e spitalit rajonal te Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha.
Policia e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.
https://www.facebook.com/blueledED/

