Ambulanca 4 1024x585

Një drejtues automjeti në Elbasan, është arrestuar ditën e sotme, 5 janar, pasi dyshohet të ketë shkaktuar aksident me pasojë vdekjen e një këmbësore.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ra shtetasi A.H., 59 vjeç, i cili ka përplasur këmbësoren N.S., mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”.

Këmbësorja ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.


Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights