Aksident ne korce 1024x576

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të.

Të dy fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të automjetit, 49-vjeçarit A.Th.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor: referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Th., 49 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Elbasan-Librazhd’, në fshatin Labinot, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 49-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Policia Rrugore bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se do të vijojë kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights