Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër. Sipas burimeve paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ofrimin e ndihmës për të plagosurit. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Viktimat, një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.
Borsh/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.
Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.