Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë gjatë paradites së sotme.

Një makinë është përplasur me një kamion rreth orës 11:00, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira dhe shpejtësia e lartë.

Zjarrfikësja në Selenicë ka marrë masa për hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të trafikut, pasi ishin derdhur vajëra nga aksidenti.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas, drejtuesi i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights