Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Marikajt pas mesnate.
Një 18-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka humbur jetën një 19-vjeçar që ishte pasagjer në automjet. Ndërkohë ka mbetur i lënduar 18-vjeçari dhe një pasagjer tjetër. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e saj.
