Aksident1

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në afërsi të fshatit Gocaj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë humbur jetën. Ata janë çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Elona Florini.

Çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksident ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip Benz.

Ndërsa, edhe në mjetin tjetër tip Porsche ka qenë duke udhëtuar një familje, që kanë shpëtuar për mrekulli. Në këtë makinë ka pasur edhe fëmijë, që janë lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat janë transportuar me autoambulancë drejt morgut.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi shfaqet problematik përkohësisht në këtë segment rrugor, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur sot në 2 janar. Efektivët shprehen se kanë humbur jetën në aksident çifti i bashkëshortëve F.L dhe P.F., 53 dhe 45 vjeçe.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

Burri ishte polic e gruaja mësuese, publikohet fotoja e çiftit që humbën jetën në aksident

Këta që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Petriti, 53 vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese. Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Viktimat të afërm të Pjerin Ndreut, kryebashkiaku: Ngjarje tronditëse

Një nga viktimat e aksidentit tragjik sot në 2 janar 2026 në Lezhë, Petrit Florini ishte i afërm i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndreu, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Florinit dhe bashkëshortes së tij, duke thënë se ngjarja ka qenë tronditëse për të gjithë.

“Petrit Florini, djali i tezes sime me bashkëshorten Elona Florini sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë. Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne. U prehshi në paqe Petrit dhe Elona”, shkruan kryebashkiaku Ndreu.

Kujtojmë se dita e parë e vitit të ri 2026 nisi aspak mirë, sa i përket aksidenteve. Tre të rinj humbën jetën në aksident në segmentin Tepelenë-Gjirokastër në 1 janar. Ndërsa, me aksidentin e sotëm në 2 janar, shënohen së paku 5 viktima në dy ditët e para të vitit që sapo kemi hyrë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights