Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se rruga Qafë Thore-Theth është bllokuar sot plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.
Për shkak të rrezikut të lartë, qarkullimi është ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.
Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
