Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes së shkuar dhënë nga ish-zv.kreministri Arben Ahmetaj.
Berisha tha se Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se kryeministri Edi Rama nuk është kryeministër, por, sipas tij, është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale.
Ai shtoi se Ahmetaj, edhe njëherë tregoi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë.
Berisha u shpreh se Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit kanë fituar mbi 70 milionë euro.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të shtunën e 8 shkurtit.
Sipas tij, e shtuna do të jetë dita kur Shqipëria zbret në Tiranë dhe Tirana zbret në rrugë.