Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa i cili përfaqëson PD-në zyrtare të grupimit të Alibeajt është paraqitur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas daljes nga ambientet e KQZ, Sekretari për Çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa theksoi se kjo është një praktikë e përcaktuar në kod që ndiqet nga të gjitha partitë politike.

Sefa u shpreh për mediat se ka bërë thjeshtë një veprim procedural.

“Do e vlerësojë KQZ-ja, është gjithë praktikë e përcaktuar në kod. Është e ndjekur nga shumë parti politike. Kjo është një praktikë. Është praktikë e lëshuar nga të gjithë partitë politike”, deklaroi Sefa.

Sot, datë 6 mars 2023, është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të partive politike.

Sipas Kodit Zgjedhor neni 64 pika 1, për regjistrimin e partive politike në zgjedhje çdo  parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights