Administrata greke kartat dixhitale 1024x547

Punonjësit e administratës greke, në vitin e ardhshëm, do të përballen me një risi lidhur me llogaritjen e orëve të punës ekstra.

Kjo llogaritje, nuk do të bëhet më përmes kontaktit me burimet njerëzore, por punonjësit do të pajisjen me një kartë dixhitale. Kjo kartë, do të regjistrojë do minutë ekstra të bërë në punë, në mënyrë që punonjësi të paguhet drejtë për kohën që ai shpenzon më tepër në zyrë.

Risia vjen pas vëzhgimit të Ministrisë së Brendshme që kjo kartë ka funksionuar më së mirin ë sektorët private, raporton media greke Protothema.

Me kartën e re dixhitale, nëpunësit civilë do të konfirmojnë praninë e tyre personale kur mbërrijnë dhe dalin nga zyra e tyre duke përdorur teknologjinë moderne, ndërsa të gjitha lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë ambienteve të zyrës së tyre do të regjistrohen. Në këtë drejtim, administrata do të jetë në gjendje të kontrollojë si shkallën e punës jashtë orarit ashtu edhe respektimin e orarit të punës nga punonjësit të përcaktuar me ligj, të cilin disa prej punonjësve nuk e respektojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights