Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë e re italiane u abuzua seksualisht nga një 26-vjeçar. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05 shtatorit në shezlonët përballë një hoteli në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Policia ka njoftuar se pas disa orësh pune intensive e profesionale, e ka vënë në pranga autorin e dyshuar, me inicialet L.P.
“Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.”, bën me dije policia.
I arrestuari rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.