Ilir beqaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet për ish-ministrin Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e abuzimit të fondeve të SASPAC.

Raportohet se Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur për korrupsion, shkelje e barazisë në tendera, fshehje e pasurisë dhe falsifikim dokumentash. Beqajt i është komunikuar edhe akuza e mashtrimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se Beqajt i janë komunikuar akuzat në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në fillim të muajit Korrik, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.

Bashkë me të, nën hetim u morën edhe 6 persona të tjerë, 2 prej tyre të arrestuar, 4 në masa më të buta sigurie.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights