Untitled design 11 7

SPAK njofton zyrtarisht se ka nisur procedim penal lidhur me abuzimet me fondet IPARD II, dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

I pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights