Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën e zhvilluar ditën e sotme për mediat u ndal edhe tek protestat. Meta tha se pranvera e protestave ka nisur dhe nuk do të ndalet.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë së Lirisë shtoi se revolta është shumë e madhe, por problemi qëndron tek menaxhimi në mënyrë që të kthehet në një forcë për largimin qeverisë Rama.
Vjeshta e protestave? A po organizoni një protestë të radhës?
Meta: Pranvera e protestave ka nisur, unë kuptoj padurimin dhe revoltën. Problemi është menaxhimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në forcë të vërtetë.
Ilir Meta: Problemi nuk janë mediat. Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Sot pas 16 muajsh qëkur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që vetë qeveria i bëri të dhënave për tua dhënë patronazhistëve për tu bërë shantazh qytetarëve, prokuroria nëse do kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do ishte këtu sot. Prokuroria vajti për të bllokuar serverin e Lapsit dhe situata është kjo, këta njerëz nën pushtetin e Ramës shkelin ligje, sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhja.
Kjo është një masë frikësuese, tepër relative, e cila cënon lirinë e medias dhe nuk zgjidh gjë. Mbrëmë “The Telegraph”, e kishte publikuar. Çfarë do ti bësh medias ndërkombëtare? Këtu i gjithë shteti është lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Vetëm dorëheqja e Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër në sy të të gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë.
“Ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe rivendosur besimin e qytetarëve. ishte Rama që mbështeti përmes kapjes së drejtësisë këtë proces kriminal për të përmbysur zgjedhjet e 25 prilli, Në dhjetor u hakeruar të dhënat e administratës dhe bizneseve, dolën të dhënat e qytetarëve, targat e makinave të individëve dhe kompanive.
Më pas u hackerua e-Albania dhe të dhënat u nxorën në shitje. Është goditur sistemi i policisë së Shtetit. Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, është goditur dhe sistemi AMDAS i policisë që përbën trurin në bazën dhe luftën kundër krimit. Janë hackeruar edhe kamerat e policisë. Ju kujtoj që Rama duke e ditur këtë situatë, pasi është informuar , në 6 maj kërkoi tu impononte bankave kryerjen e shërbimeve në e-albania gjë që u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe Bankat e tjera. Kjo kërkesë e çuditshme e Ramës vinte pas goditjeve të ndodhura. Prokuroria duhet të bëjë një hetim serioz në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe për veprimet e çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme. Cënimi ka ndodhur në vijimësi dhe për gjithë këtë kohë Edi Rama ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë”, tha Meta, duke shtuar: “Më duhet t’ju kujtoj se si president i Republikës kam përmbushur detyrimet e mia drejtuar institucioneve sa i takon masave të marra për mbrojtjen nga sulmet kibernetike të sistemit tonë, të bankave dhe infrastrukturës strategjike. Sërish iu kam dërguar zyrtarisht shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse për të ndjekur gjithçka që ramë dakord për ndjekjen e këtyre masave. Edhe pas sulmit në Ukrainë u bë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.”

