if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Edi rama aeroporti i rinasit izraeli

Shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Izraelit me fluturime direkte, pa ndalesa. Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë zhvillim duke theksuar se kjo iniciativë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e turizmit dhe nxitjen e bashkëpunimeve të reja në fushën e biznesit.
“Marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Izraelit, sidomos roli i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, krijojnë një bazë të fortë për thellimin e miqësisë mes dy vendeve. Ftesa për qytetarët izraelitë për të eksploruar bukuritë natyrore, kulturën e pasur dhe potencialet ekonomike të Shqipërisë do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e këtyre lidhjeve,” u shpreh Kryeministri.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai vuri në dukje se linjat direkte të fluturimit mes dy vendeve hapin dyer të reja bashkëpunimi dhe krijojnë hapësirë për eksperienca të veçanta që forcojnë lidhjet mes popujve.
Në mbyllje, Rama falenderoi Presidentin izraelit, Isak Herzog, për mbështetjen dhe për vizitën e sipërmarrësve izraelitë në Shqipëri, duke theksuar se ky bashkëpunim është një shenjë e qartë e miqësisë dhe mundësive të reja mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights