Dështon seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.

Gjykata e Posaçme relatoi se Zeqo nuk është gjetur në shtëpi as nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK.

Togat e zeza relatuan se Jonisa Zeqo po i fshihet drejtësisë.

Zeqo i kishte dërguar dy email gjykatës ku i konfirmonte marrjen dijeni për seancën e sotme dhe kërkonte të përfaqësohen nga avokati Sajmir Vishaj.

Por këto e-maile nuk janë pranuar nga gjykata, e cila ka rrëzuar kërkesën.

Prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja theksuan në seancë se nuk mund të konsiderohet e pranishme sepse e-mailet nuk verifikohen se janë të sajat.

Po ashtu Zeqo nuk është gjetur në banese nga policia dhe OPGJ dhe kërkoi që të shpallet në kërkim.
Sakaq seanca e radhë është caktuar më 5 maj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights