Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie të cilat po krijojnë kaos në rajonet qëndrore të vendit. Sipas metereologëve, një stuhi dimërore pritet të sjellë në disa zona mundësinë e “reshjeve më të mëdha të dëborës prej një dekade”.

Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në pothuajse të gjithë Kansasin, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se në Kansas dhe Missouri priten sasitë më të mëdha të borës në të paktën një dekadë, duke prekur rreth 63 milionë banorë.

Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë po rrotullohen përreth Polit të Veriut, duke bërë që njerëzit në SHBA, Europë e Azi të përjetojnë të ftohtin e saj intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut. Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaku për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

Stuhia pritet të përfshijë edhe kryeqytetin Uashington dhe rrethinat e tij. Në një deklaratë në rrjetin X, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përpara stuhisë. Deklarata të ngjashme për gjendjen e emergjencës u bënë në Kansas, Kentaki, Mariland dhe në qytetet qendrore të Illinoisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights