Gjatë mesazhit tradicional të Krishtlindjes, para bekimit “Urbi et Orbi” në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ftoi botën të hapë “portën e pajtimit dhe shpresës”. Ai theksoi se dera e zemrës së Zotit është gjithmonë e hapur, duke bërë thirrje për pajtim mes njerëzve dhe ndalimin e konflikteve.
Papa kërkoi ndalimin e luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje për dialog që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Ai apeloi gjithashtu për ndalimin e armëve në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza dhe Palestinë, ku situata humanitare është alarmante, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe ndihmë për popullsinë e dëmtuar nga lufta dhe uria.
Në këtë ditë të dytë të Jubileut të shpresës – Papa Françesku e përsërit disa herë thirrjen ‘të heshtin armët’ drejtuar Romës dhe botës, duke i nxitur besimtarët të kenë guximin për të kërkuar paqen, dialogun dhe pajtimin, pa frikë, duke besuar në mëshirën e Zotit.
