640 0 1734723371xkasanof 2 155

Pas vizitës së tij të parë në Shqipëri, zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof garantoi mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit ndaj SPAK-ut, duke shmangur një përgjigje konkrete për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës dhe mundësinë e heqjes së këtij sanksioni nga administrata Trump.

“Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre. Normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë.”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kasanof bëri thirrje për kandidatë të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.”

Kasanof foli edhe për rëndësinë që fakti që çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku çojnë provat dhe Shqipëria të qëndrojë në shinat e sundimit të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights