Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1734696786 saliberisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, ka kritikuar ashpër qeverinë e Shqipërisë për ndërhyrjen në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka cilësuar çdo përpjekje të Shqipërisë për të ndërmjetësuar në këtë çështje si antikombëtare dhe bllokuese, duke theksuar se propozimet dhe qëndrimet e Edi Ramës kanë sjellë vendnumëro dhe acarime mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka theksuar se Shqipëria duhet të qëndrojë në anën e Kosovës dhe të mos përzihet në negociata, pasi qeveria e Tiranës nuk ka asnjë tagër për të ofruar formula për zgjidhje. Ai ka kujtuar se qeveria e Shqipërisë, gjatë periudhës së Ramës, ka marrë masa si vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës dhe përkrahja e projekteve që e dëmtonin integritetin e Kosovës.

“Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare. E konsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet. Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve. Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës. Shqipëria qëndron në anën e Kosovës. Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës. Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit. Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës. Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin. Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb. Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit,” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights