Pak minuta më parë një aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Si pasojë  e këtij aksidenti, fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa së fundmi raportohet se një 16 vjeçar që ka qenë pasagjer  ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Rei Sherifi.

Sipas informacioneve të para, makina me dy vëllezërit ka dalë nga rruga duke marrë përpara fillimisht barrierat anësore dhe më pas përfundon në kanal.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights