Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që përdorte zyrat e një portali lajmesh, të vendosura në zonën e ish-Bllokut, për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar katër persona, përfshirë Ergis Nokën, një gazetar i portalit, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit, në rrugën “Pjetër Bogdani”, dhe gjatë kontrollit fizik të të dyshuarve, policia sekuestroi 300 tableta të dyshuara si ekstazi dhe pajisje të përdorura për trajtimin dhe prodhimin e drogës.
Sipas hetimeve, grupi përdorte zyrat e portalit si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa droga kultivohej në vende të tjera. Ekstazia dyshohet se sigurohej përmes rrugëve nga Kosova dhe Serbia dhe shitej për 10 mijë lekë në shumicë, ndërsa një tabletë e vetme arrinte çmimin 30 mijë lekë.
Ergis Noka, djali i pronarit të portalit, Naim Noka, akuzohet se drejtonte aktivitetin e paligjshëm. Të rinjtë e tjerë të arrestuar dyshohet se maskoheshin si gazetarë për të ndihmuar në shitjen, shpërndarjen dhe gjetjen e klientëve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights