Pas ‘trurit’ të raketave bërthamore të Vladimir Putin, vritet edhe një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse që ishte ngarkuar me ruajtjen e tyre, në një atentat të dukshëm të organizuar.
Dy persona u njoftua se humbën jetën në një shpërthim që ndodhi të martën në mëngjes (17 Dhjetor), pranë një ndërtese banimi në juglindje të Moskës.
Kështu thuhet në një deklaratë Komiteti Hetues i kryeqytetit rus. Viktimat janë gjenerali Igor Kirillov dhe një tjetër, që besohet se është asistenti apo truproja e tij. Shkaku i shpërthimit me sa duket ishte një bombë e bërë vetë, e vendosur në një skuter elektrik të parkuar pranë ndërtesës, shkruan “La Repubblica”.
“Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë,” tha komiteti hetimor.
Gjenerali rus sipas Reuters, ishte ‘i ngarkuar me forcat e mbrojtjes bërthamore në Moskë’.
Gjenerallejtënant Igor Kirillov, i cili është shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë një ndërtese apartamentesh rreth 7 km (4 milje) në juglindje të Kremlinit.
Informacionet janë paraprake dhe detajet mbeten të rezervuara në lidhje me autorët e mundshëm.
“Po hetohen rrethanat e aksidentit”, shtoi komisioni hetimor.
Fotografitë e postuara në kanalet ruse të Telegramit treguan një hyrje të thyer në një ndërtesë të mbushur me rrënoja dhe dy trupa të shtrirë në borën e njollosur me gjak.
Trupat ruse të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike, të njohura si RKhBZ, janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.
Më 13 Dhjetor u njoftua se u vra edhe Mikhail Shatsky, i cili thuhet se ka mbikëqyrur modernizimin e raketave Kh-59 dhe Kh-69 të përdorura nga Rusia kundër Ukrainës. Ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij, në një pyll në rajonin e Moskës, rreth 13 kilometra larg nga Kremlini dhe pas ngjarjes dyshohet se qëndrojnë forcat e spiunazhit ukrainas.
Igor Kirillov ishte 54 vjeç, shërbente në forcat e armatosura që nga vitet e fundit të epokës sovjetike. Në vitin 2017 ai u emërua në krye të Trupave të Mbrojtjes Bërthamore Biologjike dhe Kimike të Rusisë. Për rolin e tij në luftën në Ukrainë, ai i ishte nënshtruar sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.
Dëshmitarët thanë se kujtuan se ishte copë e madhe betoni që u shemb e jo shpërthim. Motori besohet se kishte 300 gramë eksploziv që u aktivizua nga distanca me telekomandë dhe Kiriollov u hodh në erë kur doli nga rezidenca dhe po i afrohej makinës bashkë me viktimën e dytë, që besohet se është asistenti apo truproja e tij.
Autorët kanë pasur pamje të qartë të skenës së krimit dhe mendohet se kanë qenë afër.
Kurse në front numri i viktimave shtohet. Ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se që nga fillimi i konfliktit, forcat ukrainase kanë pasur “pothuajse një milion” të vdekur dhe të plagosur, nga të cilët “mbi 560,000” vetëm në vitin 2024.