Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi sot kandidaten për bashkinë Patos, Pranvera Rizai.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 për shkak të trafikimit të votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Në 2013 nëse erdhi në pushtet Edi Rama, erdhi për shkak të një trafikimi votash. Vetëm për shkak të aleancës dhe trafikimit të votave me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Ilir Metën erdhi mbretëroi dhe sot është gjendja, kjo që është.

Njerëz që ikin, ekonomia që është në nivelet më të rënda, taksa më të larta për të gjithë ato që mendojnë se merren me biznes, çmimet e kripura për çdo familje shqiptare, papunësia në kulm, mungesa e shpresës mbretëron ngado, e pra kjo është situata e zezë e Shqipërisë sot. Kudo, jo vetëm në Patos, kudo”, tha ai.

Po ashtu, Alibeaj foli për situatë politike në vend dhe vuri theksin të mosqarkullimi i elitave në politike.

“A keni parë këto ditë se cili është slogani që përdor Rama. Kam përballë vetëm Metën dhe Berishën, por e dimë fare mirë se pse e përdor. Sepse e ka të sigurt që me ata të dy përballë e ka fitoren. Jo se është i mirë. Jo se ka bërë punë që ta vlerësojnë njerëzit. Jo jo. Ka gjetur 2 personazhe politike të cilët nuk i thonë gjë më shqiptarëve. Po në 2013 a nuk ishin shqiptarët qe nga qeverisja rrëzuan ish- kryeministrin dhe ish- liderin tonë në atë kohë, apo jo? Me 1 milion vota.

Po si ka mundësi 10 vite më parë, pas 8 vitesh qeverisje, shqiptarët vendosin të mos të kenë më në qeverisje dhe 10 vite më vonë të mund dhe tu vish dhe t’u shitesh shqiptarëve si një ofertë e re.

Me falni, por kjo është një fyerje e inteligjencës për këdo. Po si ka kjo mundësi? Gjithë botën, lider, drejtues, presidentë kanë ardhur kanë pasur momentet e tyre të lavdisë, kanë arritur majën dhe më pas kanë ikur në punët e tyre private. Kështu duhet të jetë cikli në politkë dhe në Shqipëri”,- tha ai.

Po ashtu, Alibeaj theksoi se fenomeni i minimit të demokracisë dhe korrupsionit është i profilizuar te Berisha-Meta-Rama.

“Në fakt vetëm në Shqipëri nuk ndodh kështu. 10 vite më pas, jo vetëm me ate që ishte në 2013, ajo qe shqiptarët vendosën për të mos e pasur më në qeverisje, por shtuar dhe me fatura të tjera me një non grata nga ShBA, me një non grata nga Mbretëria e Bashkuar.

Me një non grata nga SHBA e nje partia me profil të majtë atje, me një non grata nga Mbretëria e Bashkuar me një parti e profilit të djathtë. Këta të majtë dhe të djathtë i kanë dhënë të njëjtën faturë non gratës. Do të thotë që për çështje të korrupsionit dhe për çështje të minimit të demokracisë bota perëndimore janë bashkë, dhe besomëni nuk e kanë me personin e kanë me fenomenin.

Fenomenin e korrupsionit. Fenomeni i minimit të demokracisë është problemi më i madh që po i ndodh Shqipërisë sot. Është profilizuar tek Sali Berisha, është mishëruar tek Edi Rama dhe Ilir Meta. Është e mishëruar tek të tre. Dhe janë të tre bashke. Se nuk ka provë më të madhe që janë bashkë sesa kur thonë e zgjedh unë kundërshtarin, dhe kundërshtari për Ramën është pikërisht berisha dhe Meta”,- tha Alibeaj.

“Unë kam qenë bashkëpunëtor i Sali Berishës. Më vjen keq në aspektin njerëzor, por në aspektin politik ka diçka që duhet të na ndajë dhe të jemi të qartë. Është më i rëndësishëm fakti qe duhet mbajtur PD dhe bashkë me të edhe Shqipëria si një aleate e perëndimit sesa keqardhja që mund t’i vije dhe mund t’i jetë shkaktuar një individi i cili e ka çeshtje private dhe siç tha në fillim do ta zgjidhte në mënyrë private pa përfshirë demokratët, gjë së cilës nuk i qëndroi”, tha Alibeaj.

“Ajo që ngelet konstante dhe në interesin tonë është PD. Partia Demokratike e 32-33 viteve më parë. Vlerat e saj. Të qenë të orientuar nga perëndimi, aleate me SHBA, aleate me Mbretërinë e Bashkuar, aleate me BE. E kam dëgjuar tani, atë qe Sali Berisha u thotë tani shqiptarëve. I dalim për zot Shqipërisë. Si i dalim zot Shqipërisë?

I dalim për zot Shqiperisë duke sulmuar Amerikën? Se këtë ka bëre ne fakt. Hallin e vet personal, e ka një hall qe ia adreson pikërisht SHBA. Po pyetja ështe si more i dalim zot Shqipërisë duke i shpallur lufte Amerikës. A mos po bëjmë dhe gabimin tjetër se duke thënë po i dalim për zot Shqipërisë duke sulmuar dhe Amerikën, në fakt po themi i dalim për zot Shqipërisë duke sulmuar Naton”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights