Godina historike e Teatrit të Kukullave, e njohur si vendi ku u mblodh parlamenti i parë shqiptar në vitin 1924 dhe që prej vitit 1960 ka shërbyer si qendra e edukimit teatral për fëmijët, ka përfunduar restaurimin e saj pas një procesi të gjatë dyvjeçar.

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së rihapjes, u dërgoi një mesazh simbolik fëmijëve të pranishëm: të rrinë larg “kukullave” të parlamentit dhe të afrojën me kukullat dhe personazhet e dashura të teatrit.

Godina, që ka ruajtur identitetin e saj historik, tani ofron kushte moderne, duke përfshirë një skenë moderne, një muze kukullash dhe hapësira të tjera që plotësojnë nevojat e publikut të vogël. Restaurimi ishte pjesë e programit EU4CULTURE, ku Bashkimi Europian ka investuar 40 milionë euro për restaurimin e objekteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Teatri i Kukullave ka përfituar 2.4 milionë euro nga ky fond.

Pas përfundimit të restaurimit, shfaqja e parë e prezantuar në skenën e modernizuar ishte “Maçoku me Çizme,” një prej personazheve më të dashura për fëmijët. Premiera e radhës është planifikuar për 20 dhjetor, duke shënuar një epokë të re për teatrin dhe publikun e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights