Policia e Kosovës dhe Shqipërisë kanë ndrëmarrë një operacion të përbashkët për trafikimin e armëve, teksa detaje të tjera kanë dalë në dritë. Tashmë, është zbardhur skema e trafikut, ku mësohet se armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia.
Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.
Gjithashtu mësohet se grupi nuk trafikonte armë vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit janë sekuestruar lloje të ndryshme armësh, ndërsa janë lëshuar 14 urshërarreste.