Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, është goditur nga policia shqiptarë në bashkëpunim me partnerët nga Kosova. Në këtë kuadër Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë lëshuar 14 urdhër arreste.

Hetimet kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti, ku dyshohet se një shtetas shqiptar në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptarë dhe kosovarë, kanë kryer aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë në këto dy vende.

Bëhet me dije se 8 persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas shqiptarë, për veprën penale trafikimi i armëve dhe municionit e kryer në bashkëpunim.

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në nëntë ambjentë të ndryshme, pronë e të dyshuarve. Sakaq janë gjetur dhe sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishek dhe municion të modelit të ndryshëm, dy automjete dhe pajisje tjera.

Sakaq më datë 11 dhjetor  është zhvilluar operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 personave të tjerë, si dhe është ushtruar kontroll banesash në 7 vende.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare. Mësohet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të koordinohet me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, lidhur me ecurinë e hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights