Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 7 12 780x439 1 770x433

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të martën se beteja e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës, dhe që pjesëtarë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri.

Sveçla nuk ka përmendur ndonjë emër në mënyrë specifike dhe deri më tani autoritetet e drejtësisë nuk kanë ngritur ndonjë aktakuzë ndaj zyrtarëve të Listës Serbe, ndonëse disa janë ftuar për marrje në pyetje për pjesëmarrje në protesta.

Ai u shpreh se mungesa e shtrirjes së plotë të institucioneve vendore në pjesën veriore në të kaluarën, ka mundësuar terren plotësisht të lirë për grupet kriminale dhe çdolloj aktiviteti ilegal.

Sveçla i ka bërë këto deklarata pas prezantimit të një raporti të Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, për sigurinë në veri, pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok në nëntor të këtij viti.

Kosova fajëson Serbinë për këto sulme që i konsideron terroriste, ndërsa Beogradi mohon gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights