Ditën e sotme në Pensilvani është arrestuar një 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve më të madhe në SHBA.

I dyshuari 26-vjeçar që po merret ne pyetje nga policia për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, është identifikuar si Luigi Mangione, tha komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.

Ai u arrestua mëngjesin e ditës së sotme pasi u identifikua nga punëtori i një McDonald’s i cili lajmëroi policinë në Altoona, Pensilvani.

Policia raporton se Mangione posedonte një ID me emrin e tij, një ID të rreme, një maskë që ngjante me atë të të kërkuarit dhe një armë zjarri me silenciator.

Të dyshuarit gjithashtu ju gjetën disa dokumente të shkruara me dorë. Në to ai nuk përmendte persona specifik por shprehte një “urrejtje” ndaj korporatave amerikane.

Sakaq policia zbuloi se kapja e 26-vjeçarit ishte surprizë dhe se emri i tij nuk ishte në listën e të dyshuarve para ditës së sotme.

I pyetur pse kishte gënjyer, ai tha: “Qartazi nuk duhej ta kisha bërë,” sipas dokumenteve të gjykatës.

Ai “u bë i heshtur dhe filloi të dridhej” kur u pyet nëse kishte qenë së fundmi në New York, sipas një ankese kriminale të paraqitur në Pennsylvania.

Policia tha se ai gjithashtu kishte tre faqe dokumente të shkruara me dorë në të cilat dukej se shprehte “qëndrim negativ ndaj korporatave amerikane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights