2 viktima, nëntë persona të plagosur dhe tre të zhdukur.

Ky është bilanci i shpërthimit të ndodhur në një depo karburanti në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Eni në Calenzano, në provincën e Firences.

“Dëgjuam një shpërthim të madh, të gjitha xhamat u thyen dhe raftet ranë në tokë. Ne dolëm të tmerruar për t’u mbrojtur dhe për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Dikush mendoi se kishin hedhur një bombë, si në luftë”, rrëfejnë dëshmitarët që ndodheshin në kompanitë pranë shpërthimit.

 

“Furgoni im u ngrit dy metra nga toka dhe tani mezi dëgjoj “, thotë një korrier nga një kompani transporti selia e së cilës është afër vendit të shpërthimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights