170f06f5 f7f3 4c83 8bdf 52d53d33f78b 768x548

Partia Demokratike, kishte kërkuar ditën e sotme një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës “Fan Noli”, më 18 nëntor.

Në nisje të interpelancës, deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila mori fjalën ofendoi deputetin socialist Erion Braçe.

Ajo e etiketoi si ‘kone’ në sallën e Kuvendit, pasi ky i fundit pak më herët i kishte thënë ruse. Kjo solli debat të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës, situatë e cila detyroi kryeparlamentaren Elisa Spiropali të ndërpriste seancën.

Zhupa: Keni një problem të madh me gjatësinë, po nuk ta zgjidh dot unë këtë problem.  Unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s’ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët ne i trajtojmë me shumë respekt dhe i mbajmë mirë.  Kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rrit boja sa shumë m të ha goja.

Pas kësaj, deputetët dhe ministrat socialistë u larguan nga salla e Kuvendit, ndërsa Ina Zhupa vijoi të fliste.

Zhupa: Ajo zonjë e cila u zgërdhi në parlament nga një ngjarje e rëndë e humbjes së jetës së 14 vjeçarit, është shumë e irritur nga shprehjet e popullit. Ndërsa Manstirliu ishte mësuar si ministre e Shëndetësië që t’i bëntë gjëmën shqiptarëve dhe ishte mësuar që vdekjet nuk i bënin përshtypje. Dhe si ministre e Arsimit po bën rekorde në këtë drejtim. Në fakt kur vë një të paaftë në krye mbetet sërish i paaftë. Por a kanë përgjegjsi institucionet për këtë ngjarje? A është kjo ngjarje një rast i veçuar. A kanë fëmijët tanë siguri në shkollat publike. A janë investuar institucionet në buxhet për të pasur oficer në shkolla, psikolog për të trajtuar konfliket që mos të shkojnë në atë situatë që ne pamë. Ministrja s’do ketë përgjigje se do jetë e indinjuar nga shprehjet popullore më shumë se sa nga vdekja. Është një përgjigje që kërkojnë prindërit që kanë protestuar për dorëheqjen e Manastirliut. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur humb jetën dikush në dyert e shkollës. Ku është mninistrja?

Spiropali: Seanca duhet ndërprerë edhe kur fyerjet nga kjo foltore janë të pashembullta. Ka kaluar në një nivel tjetër kjo histori. Zonja Zhupa duhet të kërkojë ndjesë. Nëse nuk e kërkon për deputeetin, ta kërkojë për publikun. Ndërpres seancën.

Peleshi: Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike!

Spiropali: Seanca ndërpritet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights