640 0 1732968338x122f062b 8e36 40f4 ae4b d2a002106b13 984

Sali Berisha ka sqaruar se nuk ka në plan të organizojë një protestë para dyerve të SPAK për të mbështetur Ilir Metën të premten, por ka vendosur të ndihmojë aleatin e tij të burgosur duke i drejtuar veprimet ligjore në gjykatat ndërkombëtare.

Berisha ka theksuar se mbështetja ligjore për Metën nuk është përballë akuzave që ai ka marrë, por lidhet me mënyrën e arrestimit të ish-presidentit më 21 tetor. Ai ka njoftuar se do të përgatisin një dosje për t’u paraqitur në Hagë, duke e cilësuar arrestimin si një formë të torturës çnjerëzore publike. Berisha ka deklaruar se do të dërgojnë dosjen në Komisionin Antitorturë të Këshillit të Europës dhe do të ndjekin të gjitha instancat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Po ashtu, Berisha ka theksuar se do të angazhohet për mbështetje ligjore për deputetin Ervin Salianji, duke e cilësuar rastin e tij si shumë të rëndë. Ai ka premtuar se do të paraqesë çështjen në çdo instancë ndërkombëtare, pasi, sipas tij, Salianji është ndjekur ligjërisht vetëm për shkak të guximit të tij për të denoncuar krimin dhe për të kryer detyrën e tij si deputet.

Në fjalën e tij, Berisha ka përgëzuar deputetët demokratë për qëndrimin e tyre kundër buxhetit të qeverisë, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai ka mbrojtur shitjen e Hotel Dajti dhe ka shpjeguar se e gjithë transaksioni ishte ligjor, duke hedhur poshtë akuzat për korrupsion lidhur me atë blerje, dhe ka shtuar se atje nuk do të ndërtohej një kullë.

Berisha përfundoi duke u betuar se amendamentet që socialistët ia hodhën poshtë do të miratohen sapo të rikthehet në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights