640 0 1733303049xanjpg 608

Dosja penale e Amarildo Nikolli Xhanej, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë, ka kaluar për gjykim. SPAK ka shpallur akuzën ndaj tij për armëmbajtje pa leje, në kuadër të një grupi kriminal. Nikolli, një i ri nga Shkodra, akuzohet për pjesëmarrje në një plan vrasjeje, bashkë me Leonard Luzi, Muharem Koroveshi (i njohur dhe si Muharem Ismaili apo Muharem Myftaraj), dhe Erio Zejno. Ata kishin planifikuar të vrisnin Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën në qytetin e Vlorës.

Hetimet dhe dëshmia e Nikollit kanë zbuluar se vrasja ishte organizuar për hakmarrje dhe për kontrollin e lojërave të fatit. Leonard Luzi krijoi grupin kriminal, ku Nikolli do të luante rolin e ekzekutorit, ndërsa Koroveshi dhe Zejno do të ishin ndihmësit. Ata dërguan armët në shtëpinë e Nikollit në Vlorë dhe i ndihmuan të gjenin viktimat, si dhe planifikuan largimin e tij pas krimit.

Vrasja e Matodashaj dhe Hajrullës u parandalua më 7 gusht 2023, gjatë një kontrolli në lagjen “Uji Ftohtë” në Vlorë, kur autoritetet gjetën dhe sekuestruan një pistoletë Pietro Beretta me silenciator në pronësi të Nikollit. Ai ishte arrestuar teksa përgatitej të kryente krimin e porositur nga Leonard Luzi. Pas arrestimit, Nikolli ka vendosur të bashkëpunojë me hetuesit dhe ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights