Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel me shefen e re të diplomacisë europiane, Kaja Kallas. Takimi vjen teksa mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish marrëdhëniet pas sulmit më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Zyrtarisht takimi i Kurtit dhe Vuçiç me shefen e re të diplomacisë së BE-së nuk po zhvillohet në kuadër të procesit të dialogut, por padiskutim që në fokus të bisedave do të jetë shpërthimi në Zunin Potok për të cilin Kosova akuzon Serbinë. Takimet me Kallas do të zhvillohen të ndara.

 

Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 dhjetor. Hipper në një konferencë për media, e cilësoi sulmin në Zubin Potok si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar përgjegjësit dhe që ata të përballen me drejtësinë.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç eshte shprehur se  Diplomacia” se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në çështjen e kryerjes së një hetimi me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

 

Kurti dhe Vuçiç kanë këmbyer akuza për sulmin në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

 

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights