Prokuroria e Posaçme ka nisur hetime ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, për një kontratë të dyshuar si fiktive lidhur me mënyrën e përfitimit të një apartamenti prej rreth 130 metrash katrorë në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë. Sipas SPAK, janë grumbulluar prova dhe dëshmi që sugjerojnë se Dogjani ka hartuar dy kontrata për këtë apartament, njëra daton më 6 shtator 2006 dhe tjetra më 6 dhjetor të po të njëjtit vit.

Kontratat janë të njëjtit numër, por ndryshojnë në përmbajtje dhe mënyrën e përfitimit të apartamentit. Në kontratën e parë, datuar 6 shtator, parashikohej pagesa prej 121 mijë eurosh për t’u përfituar apartamenti, ndërsa në kontratën e 6 dhjetorit, përfitimi bëhej përmes konsulencës juridike që Dogjani kishte ofruar dhe do të ofronte në të ardhmen.

Në deklaratën e Prokurorisë së Posaçme, bëhet e ditur se gjatë marrjes në pyetje, Dogjani ka mbrojtur kontratën e dytë, e cila dyshohet të jetë e rreme. Për këtë arsye, SPAK ka çuar dosjen në gjykatë, ku deputeti akuzohet për deklarim të pasurisë në mënyrë të pasaktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights