Një krim i rëndë brenda familjes u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në Angelohori të Selanikut. Një 46 vjecar shqiptar vrau me thikë gruan e tij 60 vjecare dhe plagosi djalin 29 vjec, i cili i doli përpara mamasë për ta mbrojtur.
Ngjarja e rëndë sipas informacioneve u shënua në shtëpinë e ciftit, ndërsa nga të dhënat paraprake thuhet se të dy nisën të debatonin në momentin që 46 vjecari ka marrë thikën dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij, që fatkeqësish ndërroi jetë. Shqiptari u vendos në pranga nga efektivët e stacionit të Thermaikos të cilët shkuan në vendngjarje pas njoftimit të marrë.
Nuk dihet se si ka nisur konfiltki mes ciftit të bashkëshortëve, por pritet që për këtë ngjarje të merret në pyetje autori si dhe djali i tyre, të cilët janë dy elementë të rëndësishëm për grupin hetimor për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Identiteti I viktimës dhe i autorit nuk janë bërë me dije ende nga mediat greke, ndërsa pritet të përcillen detaje në orët në vijim.