📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bajram begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive që goditën Kanalin e Ibër-Lepencit, duke theksuar se këto sulme synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës dhe cënojnë sigurinë kombëtare të vendit. Presidenti shprehu mbështetje të fuqishme për përpjekjet e Kosovës në përballimin e situatës dhe theksoi rëndësinë e hetimit dhe ndëshkimit të plotë të këtij akti terrorist.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme të mëdha në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm të rreth 700 mijë banorëve të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen e një shtëpie, por tha se nuk ka pasur viktima. Ai shtoi se ekipet emergjente janë duke punuar për vlerësimin dhe sanimin e dëmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights