Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin si dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi operacionin e koduar “Bad Spin 5”.
Ky operacion kishte në fokus goditjen e aktiviteteve të paligjshme të organizimit të basteve sportive online në disa zona të Tiranës.