Në Vlorë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni ishin presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova mori pjesë kryeministri Albin Kurti.

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

 

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights