Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në konferencën rajonale në Shkup me tematikë “Qeverisja e Gjeneratës së ardhshme: Nxitja e inovacionit të shërbimeve publike në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Shkolla Rajonale e Administratsës Publike (ReSPA) dhe OECD/SIGMA.

Ministrja Pirdeni prezantoi punën e qeverisë Shqiptare drejt ndërtimit të një administrate publike moderne, inovative, të qëndrueshme dhe me fokus qytetarët.

Ministrja Pirdeni theksoi veçanërisht se në vizionin e qeverisë Shqiptare, inovacioni është themeli i reformave transformuese që janë ndërmarrë dhe një motor i rëndësishëm për të çuar përpara agjendën për qeverisjen e mirë.

“Për Shqipërinë, inovacioni në administratën publike nuk është më thjesht një zgjedhje e mirë dhe e mençur, por është themeli i transformimit në të gjithë sektorët. Kjo do të thotë se puna e institucioneve tona në këtë drejtim nuk ka për qëllim të listojë numerikisht reformat e kryera apo të prodhojë raporte për Brukselin. Në këtë moment të veçantë të historisë së reformave tona në administratën publike, inovacioni është fryma që udhëheq punën tonë në përditshmëri,” tha Pirdeni.

 

Ministrja Pirdeni përmendi gjatë fjalës së saj se tri janë shtyllat kryesore të inovacionit në transformimin e institucioneve publike në Shqipëri: Përmirësimi i shërbimeve publike të orientuara drejt qytetarëve; investimi me mekanizma bashkëkohorë në kapitalin njerëzor dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të përshpejtuar aderimin në BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights