Rusia lëshoi 188 dronë që synonin 17 rajone në Ukrainë nga e hëna në të martë, bene te ditur forcat ajrore ukrainase.
“Afro dyqind drone ruse kundër Ukrainës në një ditë – kjo është prova se ambiciet ruse janë krejtësisht të shkëputura nga çdo ide e paqes reale”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm.
Zelenskyy tha se ndërsa shumica e dronëve u rrëzuan ose u neutralizuan, granatimet dëmtuan ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën kritike, siç është rrjeti kombëtar i energjisë. Ai shtoi se, pas sulmit masiv, pasojat ende po trajtohen në rajonin e Ternopilit.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi Rusia nisi një sulm në një stacion shërbimi në rajonin Sumy, i cili vrau të paktën dy persona. Sulmi dëmtoi gjithashtu një ndërtesë banimi dhe një kopsht fëmijësh.
Nderkohe 11 persona janë plagosur nga sulmet ruse në rajonin Kherson, të Ukrainës.
Pjesë të rajonit u shënjestruan nga artileria, mortajat, sistemet e raketave të shumta lëshuese dhe dronët rusë.