Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka mashtruar me qëllim përfitimin nga siguracioni i makinës.
Blutë njoftojnë se ky shtetas më datë 4 nëntor ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ky persona, me qëllim përfitimine parave nga siguracioni, ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me një tjetër automjet dhe u ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.
Për pasojë është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i 25-vjeçarit.
Njoftimi: