Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit. Një deklaratë tha se një dhomë paragjyqësore kishte hedhur poshtë sfidat e Izraelit ndaj juridiksionit të gjykatës dhe lëshoi urdhër për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant. Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik. Në vendim shtohet se se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk ishte i nevojshëm, për të zbatuar urdhrin. Ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës më tepër se njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Pavarësisht urdhër-arresteve, është e pamundur që ndonjëri nga të dyshuarit të përballet me gjyqin në Hagë në një kohë të afërt, pasi gjykata nuk ka një polici të vetën për të zbatuar urdhrat, por mbështetet te bashkëpunimi i shteteve anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights